leoni

Sabit Syla - Arkivi i Londrës për demonstratat e vitit 1981

Dr. Sabit Syla dhe dr. Hamit Kaba: Demonstratat e vitit 1981 në Arkivin Kombëtar të Londrës (1)

Kronologjia e zhvillimeve nga 11 marsi i vitit 1981 kur kishin shpërthyer demonstrata e protestat në Prishtinë e deri më 29 maj të atij viti

 11 mars, Prishtinë:

19.00: Demonstrata në Mensën e Studentëve të Universitetit. Zgjati deri në 05.00, më 12 mars, në zonën midis konvikteve të studentëve. Gjatë demonstratave u përdorën forcat e milicisë kundër demonstruesve. Asnjë student nuk u dëmtua rëndë, përveç dy milicëve, njëri nga një plumb pistolete, tjetri nga një gur në sy.

18 anëtarë të Forcave të Sigurisë u raportuan të dëmtuar lehtë.

12 mars, Prishtinë:

Udhëheqësit e demonstratave u identifikuan nga Forcat e Sigurisë. 80 prej tyre ishin nga Kosova, 20 nga vende të tjera, të gjithë ishin studentë në Universitetin e Prishtinës.

Seancë e përbashkët e Komitetit të Përgjithshëm të LK-së së Kosovës dhe Kryesisë së Kosovës duke shtuar Kryesinë e LK-së së Kosovës.

Deklaratë e nxjerrë nga “Tanjug”-u.

16 mars: Zjarr misterioz në Patriarkanën e Pejës.

25 mars: Prizren 11.30: 30 studentë sulmuan dhe dëmtuan Kolegjin e Trajnimit të Mësuesve.

12.30: Trazirat shpërndahet nga Forcat e Sigurisë. U konstatua se rebelët përbëheshin nga nxënës të Shkollës së Mesme në Prizren dhe nga Kolegji për Trajnimin e Mësuesve, plus nxënës nga shkolla e mesme në Suhareka. Forcat e milicisë u gjuajtën me gurë: u dëmtua një milic.

26 mars, Podujevë, Prishtinë:

07.00: Rreth 500 studentë u mblodhën në kompleksin e universitetit.

12.40: Rreth 300 studentë duke bërtitur me parulla dolën nëpër rrugë.

14.00: Një grup i madh studentësh iu drejtuan qytetit me qëllim që t’i prishnin manifestimet në Stafetën e të Rinjve.

16.30: U përdorën njësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Prishtinës dhe Njësi Speciale kundër rebelimit nga Ministria Federale e Punëve të Brendshme (të cilat kishin arritur në Prishtinë një ditë më parë) për ta shpërndarë demonstratën. U konstatuan 32 studentë të plagosur (1 i plagosur rëndë); 12 anëtarë të Forcave të Sigurisë (1 i plagosur shumë rëndë). Pati dy të shtëna me armë revolver nga demonstruesit, por nuk pati të plagosur.

17.30: Demonstrata u shpërnda; 200 demonstrues u arrestuan, 21 nga të cilët u ndaluan.

27 mars:

U mbajt seancë e përbashkët e Komitetit Krahinor dhe Kryesisë së Kosovës ku u vendos që të përshpejtohej vlerësimi i ngjarjeve.

28 mars:

Kryesia e Lidhjes Socialiste të Prishtinës u mblodh për të shqyrtuar “disa probleme social-ekonomike”.

30 mars, Obiliq:

13.00: 200 studentë nga shkolla e mesme dolën në demonstratë. Demonstrata u shpërnda nga Forcat e Sigurisë. Ka të dhëna se punëtorët e Termocentralit “Kosova B” janë nxitur të bashkohen me demonstratën.

Prishtinë:

Studentët e Fakultetit Ekonomik, të Drejtësisë dhe të Matematikës e bojkotuan mësimin.

1 prill, Podujevë:

11.00: 200 studentë dolën në demonstratë. Rreth 10 demonstrues u plagosën, 3 prej tyre rëndë; 1 milic i plagosur lehtë.

Prishtinë:

13.00: Studentë nga Fakulteti Ekonomik Bujqësor i Shkollës së Mesme dolën në demonstratë.

15.00: Me demonstratën u bashkuan disa punëtorë ndërtimi dhe më vonë punëtorë nga Fabrika e Amortizatorëve-Prishtinë, nga koncerne të ndryshme ndërtimi në Prishtinë dhe nga kompania aty afër në Obiliq. Demonstruesit thërrisnin parulla që përfshinin “Kosova për kosovarët”, “Kosova Republikë” dhe “Rroftë Adem Demaçi!” (shqiptar irredentist i cili aktualisht gjendej në burg në Jugosllavi). Demonstruesit numëroheshin rreth 3-4 000 veta nga të cilët autoritetet pretendonin se 2 700 ishin studentë.

21.00: Demonstrata më në fund u shtyp. 18 demonstrues të plagosur: 3 rëndë, 17 anëtarë të Forcave të Sigurisë: 2 rëndë. Nuk janë përdorur të shtëna armësh gjatë demonstratës.

“Tanjug”-u botoi një deklaratë të shkurtër për elementët nacionalistë armiqësorë që prishin rendin dhe për marrjen e masave përkatëse të sigurisë.

U mblodh Kryesia e Përbashkët e Kosovës me atë të LK-së së Kosovës për të vendosur për masat që duhen marrë.

2 prill, Prishtinë:

06.00: Demonstratat filluan sërish. Grupe punëtorësh nga 2 organizata në Prishtinë dhe 1 organizatë në Vushtrri okupuan stacionin e autobusit dhe hodhën parulla. Demonstrata u shpërnda nga Forcat e Sigurisë. Tjetërkund në Prishtinë studentët bërtisnin me parulla nacionaliste të tilla, si: “Jemi fëmijët e Skënderbeut, ushtarë të Enver Hoxhës”.

09.00: Grupe të vogla në pjesë të ndryshme të qytetit po formonin grupe të reja me studentë nga fakultete të tjera dhe punëtorë nga organizatat “Puta”, “Voça” dhe “Crepo-Ciglana”.

10.30: Formohen grupe të tjera në qytet dhe përreth tij dhe në fshatin e Devet Jugoviça. Demonstruesit, qytetarët dhe fshatarët bënë presion ndaj autoriteteve të Sigurisë. Një ngjarje e tillë e ngjashme ndodhi në një zonë afër Obiliqit.

14.00: Grupe demonstruesish, punëtorësh dhe fshatarësh bllokuan një njësi të vogël të mbrojtjes territoriale e cila mundi të arrinte në Prishtinë vetëm në orën 16.00. Në mesin e këtyre demonstruesve kishte njerëz të armatosur me armë zjarri.

15.00: Grupe punëtorësh, disa të armatosur, mbërritën në Prishtinë.

16.00: Një grup i madh demonstruesish arriti në periferi të Prishtinës duke ecur drejt qendrës së qytetit.

20.00: Demonstrata u shpërnda.

Komiteti për Mbrojtjen e të Gjithë Popullit dhe Vetë-Mbrojtjen Sociale të Prishtinës nënshkroi një urdhër për ta rrethuar qytetin me tanke. U vendos ndalimqarkullimi në Prishtinë, Podujevë, Lipjan, Vushtrri dhe Gllogoc nga ora 20.00 deri në 05.00. Përforcime për Forcat e Sigurisë mbërritën në Prishtinë nga Republikat e tjera dhe nga Vojvodina. U ndalua grupimi i më shumë se 5 personave në vende publike.

Podujevë:

Demonstratat filluan herët në mëngjes më shumë nga studentët, por në radhët e tyre kishte edhe qindra qytetarë, punëtorë dhe fshatarë. Ata u përpoqën ta bllokonin rrugën për në Prishtinë për t’i penguar Forcat e Sigurisë të hyjnë në Podujevë. Nga Podujeva erdhën përfundimisht njësi territoriale në ndihmë të tyre. 34 shtëpive të serbëve dhe malazezëve iu vu zjarri.

Vushtrri:

12 punëtorë nga Organizata “Kosova” ishin së bashku me një turmë prej rreth 150 studentësh duke thirrur parulla.

Lipjan:

15.20: Rreth 450 studentë që bërtisnin hynë me forcë në qytet dhe thyen xhamat e një pike karburanti dhe dyqaneve në përgjithësi. Demonstrata u shpërnda nga Forcat e Sigurisë rreth orës 17. 00.

Gjilan:

18.00: Një grup prej rreth 30 studentësh në qytet hidhnin parulla. Demonstrata u shpërnda nga Forcat e Sigurisë.

Gllogoc:

10.00: Studentë nga shkolla e mesme filluan të dalin në demonstratë; më vonë u bashkuan disa qytetarë, duke përmbysur makina dhe duke ua vënë zjarrin atyre. Disa demonstrues qëlluan me armë, dhe një student u plagos. Në varrezat e zonës disa nga demonstruesit shkulën gurët e varrit. Demonstruesit morën një armë automatike nga një prej Forcave të Sigurisë (që më vonë u mor sërish).

Gjakovë:

18.00: Një grup prej rreth 100 studentësh thërrisnin parulla. Ata u shpërndanë nga Forcat e Sigurisë.

Seancë e Përbashkët e Kryesisë Federale dhe Presidiumit të LKJ-së, ku u shqyrtua situata politike dhe e sigurisë në Kosovë.

Deklarata e Xhavit Nimanit për ngjarjet në Kosovë.

Seancë e Kryesisë së Përbashkët të Serbisë dhe LK-së së Serbisë.

3 prill, Ferizaj:

09.00: Një fabrikë druri u okupua prej rreth 200 punëtorësh.

13.00: Ata u larguan nga fabrika dhe dolën në rrugë. Me ta u bashkua një grup studentësh. Më vonë filluan të hidhnin parulla të tilla si “Çmobilizoni njësitë e mbrojtjes territoriale në fabrika”, “Nuk duam tanke në Krahinë”, “Nxirrni shokët tanë nga burgu”, “Nuk duam që fëmijët tanë të rrihen nga policë jashtë Krahinës”. Demonstruesit filluan më pas t’u thyejnë xhamat e dyqaneve dhe apartamenteve, të përmbysin makina, të shkatërrojnë kioska dhe të dëmtojnë rëndë “Hotel Ljubotan”. Gjatë demonstratës u dëgjuan të shtëna armësh.

20.00: Demonstrata dështoi për arsye të ndalimqarkullimit.

Viti:

10.00: Një grup prej 100 studentësh demonstruan duke hedhur parulla. Forcat e Sigurisë e shpërndanë demonstratën me ndihmën e një pjese të stafit mësimdhënës.

Vushtrri:

10.00: Një grup studentësh dhe disa punëtorë demonstruan në rrugë duke mbajtur foto të Titos me vete, por nën parullën “Republikë, me hir a me pahir”. Ata u përpoqën të hyjnë në shkollën e Punëve të Brendshme, por nuk u lejuan. Të afërmit e demonstruesve, të përkulur në dritaret e shtëpive, qëlluan me armë në drejtim të Forcave të Sigurisë dhe kështu forcat e milicisë duhej t’u përgjigjeshin me zjarr. Demonstrata u qetësua para mbrëmjes.

Mitrovicë:

11.00: 80 punëtorë nga fabrika të ndryshme dolën në rrugë dhe me ta u bashkuan edhe studentët. Ata mbanin një fotografi të Titos në krye të kolonës. Me ta u bashkuan edhe studentët. Ata thyen xhama në dyqane të ndryshme dhe thërrisnin parullat “Trepça punon për Serbinë” dhe “Rroftë Kosova Republikë!” Demonstrata u shpërnda pa përdorur armë zjarri.

Sipas statistikave zyrtare deri më 3 prill:

Nga demonstruesit: 8 të vdekur dhe 130 të plagosur, 55 me plagë nga armë zjarri.

Nga Forcat e Sigurisë: 1 milic i vdekur me armë zjarri, 135 të plagosur, 4 nga të cilët rëndë.

Dëmi material deri në këtë datë është vlerësuar të jetë rreth 9 milionë dinarë. Forcat e Sigurisë kanë arrestuar 956 njerëz: 219 të ndaluar dhe 45 të akuzuar.

Fadil Hoxha: fjalim në Prishtinë

4 prill: Dushan Dragosavac foli me redaktorë të gazetave në Beograd.

Dobrivoje Vidiç foli në komunën Vraçar në Beograd.

Hapet central hidroelektrik në Kosovë.

6 prill: Seancë e LK-së së Kosovës. Fjalim nga Dushan Ristiç.

Konferencë për shtyp në Beograd për gazetarët e huaj dhënë nga Stane Dolanc, i cili u shpreh për viktimat, se kishte 11 të vdekur dhe 57 të plagosur.

8 prill: Hiqet ndalimqarkullimi në Prishtinë dhe komuna të tjera.

Kryeartikulli i gazetës “Zëri i Popullit” publikoi veprime sulmuese të jugosllavëve në Kosovë.

Gazeta “Rilindja” (Prishtinë) përgjigjet.

“Radio Zagrebi” sulmoi gazetën “Zëri i Popullit”.

10 prill: Gazeta “Bashkimi” (Tiranë) sulmoi Jugosllavinë për regjistrimin e përgjithshëm në Kosovë.

11 prill: “Radio Zagrebi” pretendonte se ndoshta Shqipëria kishte pretendime territoriale në Jugosllavi.

Mbledhja e konferencës së LK-së së Kosovës në qytetin e Prishtinës.

13 prill: Shkollat fillore në Prishtinë rifillojnë mësimin.

Mbledhja e Lidhjes Socialiste të Kosovës: fjalim nga Azem Vllasi. Shifrat e viktimave flasin për 9 të vdekur, 257 të plagosur: 75 demonstrues të plagosur rëndë, 55 të plagosur lehtë, 127 anëtarë të Forcave të Sigurisë të plagosur.

15 prill: Fjalim i Dushan Dragosavac para Aktivit Politik në Obiliq.

16 prill: Kolë Shiroka sulmon në gazetën “Bashkimi”.

17 prill: Bakalli tha në një konferencë për shtyp për gazetarët e huaj, se 28 organizatorë të lëvizjeve ishin nën hetim. Shkollat e mesme dhe Universiteti i Prishtinës do të rihapen më 20 prill.

18 prill: Fjalim i Fadil Hoxhës në Prishtinë.

Fjalim i Bahri Oruçit në Mitrovicë.

19 prill: Gazeta “Pravda” sulmon komentet e Tesliç në gazetën “Borba” të datës 12 prill.

20 prill: Fillojnë provimet e Universitetit në Prishtinë.

Përfundon regjistrimi i përgjithshëm në Kosovë.

21 prill: Fjalim i Xhavit Nimanit në Prishtinë me rastin e 40-vjetorit të kryengritjes në Kosovë.

22 prill: Dr. Ivo Margan: fjalim para Kryesisë Federale.

23 prill: Gazeta “Rilindja” sulmon një tjetër artikull të gazetës “Zëri i Popullit”.

24 prill: Mbledhje e Kryesisë së Kosovës.

Fjalim i Enver Rexhepit ku jep detaje për ngjarjet 11 mars-4 prill.

25 prill: Një grup prej 20 të rinjsh dhe studentësh që mbajnë veshur kostume kombëtare shqiptare si një gjest “nacionalist” marshojnë nëpër Prishtinë.

27 prill: Fjalim i Fadil Hoxhës në Prishtinë.

28 prill: Mbledhje e përbashkët e Kryesisë së Republikës së Serbisë dhe LK-së së Serbisë. Fjalim nga Galovaç.

29 prill: Fjalim i Lazer Kolishevskit në një mbledhje të përbashkët të Kryesisë Federale dhe Këshillit Federal për Mbrojtjen e Rendit Kushtetues.

Mbledhje e Kosova SUBNOR.

Mbledhje e Kryesisë së LKJ-së.

30 prill: Broshura të shpërndara në Deçan ku bëhet thirrje për demonstrata të tjera.

Raport për një fabrikë në Vushtrri së cilës i është vënë zjarri nga nacionalistë shqiptarë (i pakonfirmuar).

Istog:

8 njerëz të arrestuar për pjesëmarrje në demonstrata, të veshur me qeleshe të bardha shqiptare. Më vonë u liruan. Autoritetet e kuptuan më pas se kishin lënë të lirë udhëheqës të një grupi kundërrevolucionar (11 milicë dhe 2 demonstrues të plagosur).

2 maj: Demonstrata të ndryshme të vogla në Podujevë, Lipjan, Grabovac dhe Pejë të shënuara nga qytetarët. Demonstrata në Ferizaj ku u thyen xhamat e një kishe.

4 maj: Kryetari i RSFJ-së, Cvijetin Mijatoviç, mbajti fjalim.

5 maj: Fjalim nga Ali Shukrija në mbledhjen e LK-së së Kosovës. Bakalli jep dorëheqje, Veli Deva zgjedhet në vend të tij.

Kaçanik:

13.45: 250-300 studentë nga shkolla e mesme lanë ambientet e shkollës dhe u drejtuan në rrugë duke thirrur parulla.

Dobro Selo:

11.00: 30-40 studentë thyen xhamat e makinave dhe gjuajtën me gurë.

6 maj: Mbledhje e LK të Serbisë; fjalim nga Tihomir Vlaskaliç. Zjarr në një fabrikë tekstilesh në Prishtinë.

7 maj: Mbledhje e KQ-së së LKJ-së; fjalim nga Llazar Mojsov.

8 maj: Mbledhje e Kryesisë së RSFJ-së në të cilin u diskutuan marrëdhëniet me Shqipërinë.

9 maj: Fjalim i Dragoslav Markoviç në Paraçin.

10 maj: Mbledhje e Kryesisë së LK-së së Kosovës në të cilin u diskutua programi i veprimit të tyre.

12 maj: 4 milicë u vranë dhe 3 u plagosën gjatë një rrethimi në një shtëpi në fshatin Prekaz i Poshtëm në Kosovë. 2 persona “të nxjerrë jashtë ligjit” u vranë. Deklaratë nga Franjo Herljeviç në Ditën e Sigurisë.

Prishtinë:

22.00: Studentët okupuan katër konvikte studentësh në Qendrën e Studentit dhe bërtisnin e fishkëllenin. Ata hidhnin jashtë dritareve letra dhe gazeta të ndezura. Më vonë rreth 150 studentë okupuan zonën ndërmjet konvikteve, hodhën shishe dhe thërrisnin parullat “Kosova Republikë”, “Poshtë spiunët”. Demonstrata u shpërnda rreth orës 03.00, më 13 maj, pas diskutimeve midis studentëve dhe qytetarëve.

14 maj: Ambasadori shqiptar mori një “Aide Memoire” nga zëvendësministri i Jashtëm për “ndërhyrje në punët e brendshme të Jugosllavisë”. Ambasada shqiptare u përmend nga Kaleziç në një konferencë për shtyp.

18 maj:

21.00: Rreth 1 000 studentë demonstruan në Qendrën e Studentit në Prishtinë duke thirrur parulla. Si rezultat, u vendos të mbyllej viti shkollor në universitet, dmth. 10 ditë më herët. Zëvendëskryetari Pajazit Nushi dhe Imer Jaka, anëtar i Këshillit Ekzekutiv, përgjegjës për kulturën dhe arsimin, paraqesin dorëheqjen e tyre.

19 maj, Pejë:

19.00: 20-30 studentë nga Shkolla e Lartë Tregtare kërcyen vallen “Kola” dhe kënduan këngë nacionaliste përballë konviktit. Kur po nxirreshin jashtë nga kjo zonë, ata përshëndetën me grusht duke thirrur “Duam Republikë, me mjete paqësore ose me luftë”.

20-22 maj: Sulm në “shtypin kryesor” nga profesorë të Universitetit të Prishtinës. Gazeta “Politika” përgjigjet.

21 maj: Një grup prej 6 studentësh filluan të thërrisnin parulla në stacionin e autobusit.

23 maj: Dy pajisje të vogla eksplozive shpërthyen jashtë ndërtesës së Ambasadës jugosllave në Tiranë.

24 maj: Ambasadori jugosllav në Tiranë proteston para autoriteteve shqiptare.

27 maj: Ambasadori shqiptar në Beograd u thirr në SFPJ – mbledhje e Kryesisë së KQ-së të LK-së së Serbisë.

28 maj: Kryesia e LK-së së Kosovës konfirmoi programin e saj të veprimit. Nga data 11 deri më 20 maj u përjashtuan 440 anëtarë të LK-së së Kosovës. Culafiç, sekretar i LKJ-së, mbështeti rolin e shtypit në ngjarjet e Kosovës.

29 maj: Franko Herljeviç, sekretari Federativ për Punët e Brendshme, viziton Kosovën.

Mbledhje e Sindikatave të Kosovës. (VIJON)

Kontrolloni gjithashtu

Agim Musliu dhe Gurakuç Kuçi: SKENARËT PAS BANJSKËS DHE LUFTA HIBRIDE RUSO-SERBE NË KOSOVË

Në përvjetorin e sulmit në Banjskë, qëllimet e këtij akti të dhunshëm rifreskohen me një …