KPMSHCK me rastin e 23 Qershorit–Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, uron të gjithë nëpunësit civilë të Kosovës

KPMSHCK me rastin e 23 Qershorit–Ditës Ndërkombëtare të Shërbimit Civil, uron të gjithë nëpunësit civilë të Kosovës

Në këtë ditë, Këshilli vlerëson se shërbimi civil i Republikës së Kosovës, është duke kaluar nëpër një  proces të reformimit, duke pasur si vizion, krijimin e një shërbimi civil profesional, të paanshëm, gjithëpërfshirës si dhe efektiv dhe efikas në kryerjen e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset. Këshilli, është duke e dhënë kontributin e vet në kuadër të mandatit kushtetues dhe ligjor në procesin e hartimit të pakos ligjore të administratës publike, duke e mbështetur  fuqishëm  Ministrinë e Administratës Publike në procesin e reformimit të administratës publike, por thekson se institucionet kompetente të Republikës së Kosovës, duhet të kenë parasysh domosdoshmërinë që këto reforma të jenë koherente, të qëndrueshme dhe lehtë të zbatueshme. Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ju garanton të gjithë nëpunësve civilë dhe institucioneve të administratës publike të nivelit qendror dhe lokal që kanë të punësuar nëpunës civil, që të vazhdojne te kenë besim në vendimmarrjen e Këshillit, në kuadër të ushtrimit të funksioneve të veta kushtetuese dhe ligjore.

Kontrolloni gjithashtu

Paskal Milo: Edhe sikur Serbia të ndërgjegjësohet, Moska ka synim që ta mbajë Kosovën në një gjendje krize

Paskal Milo: Qeveria e Kosovës duhet të kishte reaguar ndaj arrestimit të Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, ka reaguar ashpër pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për …