Valmir Elezi

KQZ do të miratojë fletën e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, takohet sot  për të miratuar fletën e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, konfirmoi se pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim, më 8 janar, do të shqyrtohet dhe miratohet dizajni dhe përmbajtja e fletëvotimit për zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Elezi njoftoi se më 9 janar do të fillojë procesi i votimit për votuesit e regjistruar jashtë Kosovës, të cilët do të votojnë përmes postës. Kjo fazë e miratimit të fletëvotimit do të mundësojë edhe përdorimin e tij nga subjektet politike gjatë fushatës zgjedhore.

Kontrolloni gjithashtu

OVL e UÇK-së, dega Deçan: Homazhe për Heroin e kombit Bahri Fazliu

Të nderuara familje të Dëshmorëve të Kombit, invalidë dhe veteranë të Luftës së UÇK-së, të …