Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që një subjekt politik, në zgjedhje, të mund të shpenzojë dy milionë e 47 mijë euro. Kjo shumë bazohet në numrin e qytetarëve me të drejtë vote, ku për një votues është kalkuluar një euro. Drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala tha se numri i përgjithshëm i votuesve është mbi dy milionë. Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë miratuar edhe rregulloren për zgjedhje të parakohshme dhe të jashtëzakonshme. Arianit Elshani nga Partia Demokrate e Kosovës i ka lexuar afatet kryesore në procesin zgjedhor që do të mbahet më 9 shkurt
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
