KQZ maqedoni

KQZ nuk certifikon 7 OJQ për vëzhgimin e zgjedhjeve – kërkohet transparencë për burimet e financimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur të mos i certifikojë shtatë organizata joqeveritare që kishin aplikuar për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. Vendimi u mor pas rekomandimit të Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar. Në mesin e OJQ-ve të refuzuara janë: Qendra Rinore Shtime, Centre for Social Inclusion Gracanica, NVO PBG, Shoqata Qytetare RESTART, Udruženje Žena Povratnica Naš Dom, Fuqia e Zërit – Power of Voice dhe Qendra Kulturore Orfeu. Anëtari i KQZ-së nga Vetëvendosje, Sami Kurteshi, kërkoi sqarime mbi burimet e financimit të vëzhguesve, duke theksuar se transparenca është thelbësore në çdo proces që përfshin fonde publike. Ai tha se nëse vëzhguesit paguhen, duhet të dihet se nga vijnë mjetet dhe kush i financon. Në të njëjtën mbledhje, KQZ miratoi procedurat për Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, që do të menaxhojë procesin e numërimit, rinumërimit dhe publikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. Ky vendim ngre sërish në pah çështjen e transparencës dhe monitorimit korrekt të zgjedhjeve, në një kohë kur besueshmëria publike ndaj institucioneve zgjedhore mbetet sfidë.

Kontrolloni gjithashtu

Bajram Begaj në Samitin e Brdo-Brijunit: Dialogu rajonal, çelës për paqe dhe integrim në Ballkan

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka theksuar rëndësinë e dialogut dhe fqinjësisë së mirë në …