KQZ

KQZ nuk nxjerrë as deklaratë kundër zgjedhjeve të Serbisë

Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës, i manipuluar nga politika zyrtare nuk kundërshton mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.  Edhe pse përfaqësuesit e opozitës në KQZ, kanë kërkuar  ndalimin e mbajtjes së zgjedhjeve të Serbisë në Kosovës KQZ-ja hodhi poshtë kërkesa e tyre me arsyetimin se ky proces është jashtë përgjegjësive të institucionit të vetëm në Kosovë i cili menaxhon me procese zgjedhore. Kryetarja e këtij institucioni, Valdete Daka, ka thënë se asaj nuk u takon të përfshihen në këtë proces, pasi bëhet fjalë për zgjedhje të një shteti tjetër, por nuk ka folur përse lejohet të mbahen zgjedhjet e një shteti tjetër në Kosovë, ku ajo pretendon se autoritet i vetëm për zgjedhje është institucioni, të cilin e drejton.  Përfaqësuesi i “Vetëvendosjes” në KQZ, Adnan Rrustemi, i mbështetur edhe nga përfaqësuesi i AAK-së, Binak Vishaj, dhe  Eshref Vishi nga Nisma, kanë kërkuar nxjerrjen  e një deklarate të përbashkët përmes së cilës kundërshtohet organizimi i zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ethem Çeku: Filozofia politike e UÇK-së – nga mentaliteti i robit te vetëdija e lirisë”

Profesor Ethem Çeku ka publikuar një shkrim analitik me titull “Filozofia politike e UÇK-së, dhe …