Albin Kurti

Kurti: AAK-ja dhe Nisma kanë zbutur qëndrimet e tyre

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka hedhur dyshime se koalicioni i nënshkruar mes AAK-së dhe Nismës është afër me partitë në pushtet. Ai ka konstatuar se  AAK-ja dhe Nisma kanë zbutur qëndrimet e tyre. Vetëvendosja kishte propozuar një platformë të re politikë të quajtur “Alternativa”, por që sipas tij, kjo nuk është pranuar në fund nga AAK-ja. “Këtë ide më 7 mars e kishte pranuar AAK-ja, por më 16 mars kjo parti u tërhoq, por jo edhe Nisma”, ka deklaruar Kurti. Ai ka thënë se Vetëvendosje po përgatitej për një alternativë qytetarëve edhe me shoqërinë civile. Sipas tij,  këtë ide e pati pranuar AAK-ja dhe Nisma. “Duket që kjo alternativë nuk ka hasur në mirëkuptimin e AAK-së, e cila nuk na ka ftuar neve në këtë marrëveshje”, ka thënë Kurti, duke shtuar se pas gazit lotsjellës nevojitej një ombrellë e re. “Ne kemi thënë që Vetëvendosje, AAK-ja dhe Nisma kanë bërë opozitën e bashkuar në Kuvend me vezë, uji dhe sidomos gaz lotsjellës. Prandaj na nevojitej një ombrellë e re. Ne e kemi konsideruar se kjo alternativë të paraqitej edhe në zgjedhjet e ardhshme. Kjo i sposton gjasat që të kemi zgjedhje parlamentare së shpejti, të nevojshme për Kosovën. Nuk na duket e drejtë të bëhen marrëveshje parciale. Jemi të brengosur në veçanti për takimet dhe kontaktet të AAK-së me ata të qeverisë, ka deklaruar Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, thotë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i Kosovës që do të përmbushet

Profesori i së drejtës kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Asociacioni është obligim ndërkombëtar i …