Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar rezultatet nga numërimi i votave me postë. Deri tani janë numëruar 47.34 për qind e vendvotimeve. Sipas këtyre të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje kryeson me 14 mijë e 432 vota, ose 51.34 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës ndjek me 8 mijë 360 vota, apo 29.74 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 2 mijë e 283 vota, që përbëjnë 8.12 për qind. Koalicioni AAK, Nisma dhe subjektet e tjera kanë marrë 1,167 vota, ose 4.15 për qind. Rezultatet përfundimtare nga KQZ pritet të shpallen të mërkurën, më 5 mars.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
