Ferat Shala: Përmbytje e rrezikshme në minierën e Artanës, pasojat mund të jenë katastrofale

Kandidati i PDK, për deputet, Ferat Shala, ka publikuar pamje nga miniera e Artanës, ku ka ndodhur një përmbytje e rrezikshme nga horizonti i gjashtë. Shala e ka cilësuar situatën si pasojë të keqmenaxhimit dhe mungesës së profesionalizmit në minierë, duke paralajmëruar për pasoja të mundshme katastrofale në aspektin njerëzor, teknik dhe mjedisor. Kjo situatë është e papranueshme dhe nuk guxon të ndodhë! Pasojat mund të jenë fatale, njerëzore, teknike dhe mjedisore. Deri tani nuk ka asnjë reagim institucional dhe asnjë vlerësim nga shteti. Ferat Shala  e ka konsideruar rastin si një “vepër penale mjedisore” dhe ka kërkuar ndërhyrje urgjente për të parandaluar dëme të mëtejshme.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …