leoni

KQZ përgatitet për sfidat e mundshme zgjedhore pas dështimit të votimit të qeverisë

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare mund të jenë të pashmangshme pas pamundësisë së mandatarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për të siguruar shumicën në Kuvend. Në rast të shpalljes së zgjedhjeve të reja, ky do të ishte procesi i dytë zgjedhor parlamentar brenda vitit 2025, çka sjell sfida organizative për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, deklaroi për rtv21.tv se aktualisht po punohet në përmbylljen e zgjedhjeve lokale dhe përgatitjet për raundin e dytë për kryetarë komunash. Ai theksoi se institucioni mbetet i gatshëm të përmbushë detyrimet ligjore në rast të një procesi të ri zgjedhor. “Organizimi i një procesi të ri zgjedhor brenda një periudhe të shkurtër sigurisht që përbën sfidë për KQZ-në dhe stafin e saj, veçanërisht për faktin se jemi ende në fazën aktive të administrimit të zgjedhjeve lokale,” u shpreh Elezi, duke shtuar se KQZ do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme sipas mandatit ligjor. Gjasat për zgjedhje të reja janë rritur ndjeshëm, pasi votimi i së dielës rezultoi pa mbështetjen e 61 deputetëve të nevojshëm për miratimin e qeverisë, pas një periudhe 6-mujore të përpjekjeve për formimin e institucioneve të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Dështoi për herë të 50-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Kuvendi sërish bllokohet, Qeveria Kurti 3 mbetet pa miratim

Kuvendi i Kosovës, dje nuk e ka zgjedhur Qeverinë e re. Propozimi për Qeverinë Kurti …