Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot për të proceduar konform vendimeve të Gjykatës Supreme

KQZ shpall rezultatet përfundimtare për Kuvendet Komunale në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për Kuvendet Komunale në komunat e Kosovës, të mbajtura më 12 tetor 2025. Me 10 vota për, anëtarët e KQZ-së miratuan vendimin për certifikimin e rezultateve përfundimtare për Kuvendet Komunale dhe për kryetarët e komunave. Në fillim të mbledhjes, u mor vendim për shpalljen e rezultateve përfundimtare për kryetarët e Prishtinës, Junikut dhe Mamushës, pas konfirmimit nga PZAP se procesi i ankesave për këto komuna është përmbyllur. Po ashtu, KQZ certifikoi rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për kryetarë të 35 komunave të tjera, përfshirë Gjakovën, Pejën, Prizrenin, Mitrovicën e Jugut, Ferizajn, Skenderajn, Therandën, Rahovecin, Lipjanin dhe Vushtrrinë. Në vazhdim, u shpallën rezultatet përfundimtare për anëtarët e 37 Kuvendeve Komunale në të gjithë vendin, me përjashtim të Drenasit, për të cilin Gjykata Supreme ende nuk ka përfunduar shqyrtimin e një ankese. Ky vendim i KQZ-së shënon mbylljen zyrtare të procesit zgjedhor lokal në pjesën më të madhe të komunave të Kosovës, duke hapur rrugën për konstituimin e asambleve të reja komunale dhe fillimin e mandateve të reja qeverisëse.

Kontrolloni gjithashtu

Poeti Ali H.Tahiri ndanë Mirënjohje post mortum profesor Ahmet Qeriqit për kontributin jetësor ndaj kombit dhe atdheut

Në një moment të mbushur me emocione dhe respekt të thellë kombëtar, poeti i njohur …