KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave po shkon drejt përfundimit, por ende kanë mbetur rreth 400 vendvotime pa u rinumëruar, duke ngritur pikëpyetje për efikasitetin dhe afatet e këtij procesi. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se nga fillimi i rinumërimit më 13 janar 2026, ora 18:00, e deri më 28 janar 2026, ora 16:00, janë rinumëruar rreth 85 për qind e vendvotimeve, përkatësisht 2 mijë e 156 nga gjithsej 2 mijë e 557. Sipas tij, rinumërimi ka përfunduar në 32 komuna, ndërsa në gjashtë komuna të tjera kanë mbetur për t’u rinumëruar më pak se 401 vendvotime. KQZ-ja ka insistuar se procesi po zhvillohet në përputhje me procedurat ligjore dhe me transparencë të plotë, megjithatë vonesat po shtojnë kritikat dhe pasiguritë rreth certifikimit përfundimtar të rezultateve të zgjedhjeve. Ndërkohë, pritet që rinumërimi të përmbyllet në ditët në vijim, por ende nuk është dhënë një afat i saktë për përfundimin e plotë të procesit.

Kontrolloni gjithashtu

Të burgosurit politikë rreshtohen për marshin e 17 shkurtit: Drejtësia nuk negociohet

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka vazhduar sot aktivitetet e saj në kuadër të mobilizimit …