Enkel Rexhepi kërkon qasje të përbashkët Shqipëri–Kosovë për të drejtat e shqiptarëve të Luginës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Enkel Rexhepi, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë, ku u takua me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali. Në fokus të takimit ishte forcimi i një qasjeje të përbashkët Shqipëri–Kosovë për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Bashkë diskutuam të gjitha çështjet që lidhen me Luginën e Preshevës dhe domosdoshmërinë e një angazhimi të koordinuar drejt zgjidhjes së tyre. Nga pasivizimi i adresave dhe mosnjohja e diplomave, te mungesa e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, përjashtimi i shqiptarëve nga jeta institucionale, si dhe vazhdimi i mohimit të së drejtës për përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare”, ka shkruar Rexhepi. Më shumë Shqipëri dhe Kosovë në Luginë do të thotë më shumë shpresë për shqiptarët e Luginës. Bashkë jemi më të fortë”, ka përfunduar Rexhepi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …