Krasniqi: Taksa e vendosur nga Kosova për mallrat serbe nuk është problemi kryesor për mos vazhdimin e dialogu

Krasniqi: Fushata kundër UÇK-së ka filluar në ditët e para të lindjes së saj, ajo nuk ka pushuar kurrë

Pas fushatës kundër vlerave të luftës se UÇK-së ka reaguar edhe ish-zëdhënesi i saj Jakup Krasniqi për mes një shkrimi. Ai ka thënë së kjo lloj fushate e egër nuk është e re, ajo ka filluar që në ditët e para të lindjes se faktorit të qëndreses, nuk ka pushuar as gjatë luftës por as tani. t’ua lëshojnë vendin atyre që dinë, që duan dhe e kanë përkushtimin për ta ndërtuar shtetin e së drejtës, shtetin për të cilin janë bërë të gjitha sakrificat e kombit që nga vitet 1912/1913 e deri në luftën e fundit 1998/99. Një gjë duhet që ta dimë të gjithë, si luftëtarët e rrejshëm e më shumë ata të vërtetët e akoma më shumë ata që duan ta ruajnë pushtetin me votuesit “luftëtarë”, le ta dinë se bash ata po bëhen rrënues të ardhmërisë se kombit në përgjithësi e të rinisë në veçanti. Koha është për një reflektim të thellë sa nuk është bërë vonë!

 

Një gjë duhet të jetë e qartë për çdo kontribuues të lirisë, të çlirimit, të pavarësisë e të shtet-ndërtimit! Padija, lakmia, grykësia, shpirtngushtësia, kanë përmbysur edhe shumë perandori milionëshe e jo më shtete minore si ky i yni! Kujton esull Perandorinë Osmane, Sovjetike e Jugosllave! Prandaj, këto vese shkatërrimtare për demokracinë e shtet-ndërtimin, domosdo duhet t’ua lëshojnë vendin atyre që dinë, që duan dhe e kanë përkushtimin për ta ndërtuar shtetin e së drejtës, shtetin për të cilin janë bërë të gjitha sakrificat e kombit që nga vitet 1912/1913 e deri në luftën e fundit 1998/99. Një gjë duhet që ta dimë të gjithë, si luftëtarët e rrejshëm e më shumë ata të vërtetët e akoma më shumë ata që duan ta  ruajnë pushtetin me votuesit “luftëtarë”, le ta dinë se bash ata po bëhen rrënues të ardhmërisë se kombit në përgjithësi e të rinisë në veçanti. Koha është për një reflektim të thellë sa nuk është bërë vonë!

Ushtrinë  Çlirimtare të Kosovës, sot nuk janë duke e dëmtuar kundërshtaret e saj tradicional, brenda e jashtë Kosovës. Jo, janë duke e dëmtuar ata që po e pengojnë funksionimin e shtetit të se drejtës, bash ata që po thirren në luftën dhe kontributin personal e familjar. Ata po harrojnë se për kontributin e djeshëm, le të marrin mirënjohje e dekorata, mbase vetëm për këto kanë mbetur. Kombi dhe vendi kanë nevojë për njerëz që dinë të kontribuojnë për sot e nesër. Sot, pak kush është duke e mbrojtur luftëtarin liridashës dhe historinë e lavdishme të UCK-së, por edhe më keq, ata janë duke e dëmtuar edhe ardhmërinë e vendit dhe të kombit. Ata po nëpërkëmbin çdo vlerë kombëtare, të djeshme a të sotshme.

Njerëzit tanë që sot e përbëjnë shumicën dhe njëkohësisht perspektivën e kombit, janw 20-25 vjeçaret, ata të cilët vetëm kanë dëgjuar për luftën, por e sotmja, perspektiva që po e prekin për ditë, nuk po i lejon ata që ta shohin luftën si vlerë. Ata po dëgjojnë edhe tregime të tjera! Gjuha e juaj e pa artikuluar më shqipen letrare, kultura e komunikimit në institucionet e shtetit, në institucionet e arsimit të lartë, të mesëm e fillor, në administratë e medie, nuk jeni duke ua mbushur mendjen se këtu ka zhvillim, siguri për punë e progres. Sa për vlerën e nëpërkëmbur nga vetë krijuesit e saj as mos të flasim. Ajo, jo vetëm ka shpërthyer turpshëm, por edhe me arrogancë ditëve të fundit. Gjeneratën e re, nuk po e lejoni ta shoh perspektivën, ju rrahagjoksit e luftës që rinia jonë, djemtë e vajzat e mrekullueshme ta sheh perspektiven në Republikën e Kosovës! Kjo është tepër e dhimbshme! Besimin rinisë nuk mund t’ia kthejnë ata që ia humben çdo shpresë! Vetëm ata që dinë e duan dhe kanë dashuri për shtetin e kombin, i kanë gjasat ta rikthejnë perspektiven e njerëzve tanë! Ekziston rreziku real, zhbërja e shtetit nga bërësit e lirisë! Kjo është e dhimbshme! E dhimbshme, shumë e dhimbshme! Xha Rapushi i Musarajt, i një kohe tjetër po na përsëritet dhe jo vetëm në letërsi, por edhe në politikë e kudo tjetër! Do të ishte me fat çlirimi i njerëzve nga ky mentalitet rrënues.

Kontrolloni gjithashtu

Në Vlorë emërtohet sheshi ‘Adem Jashari’, familja falënderon Shqipërinë për nderimin ndaj Kryekomandantit

Faleminderit Bashkisë së Vlorës, kryetares Brunilda Mersini dhe qytetarëve të Vlorës për nderimin e madh …