Jakup Krasniqi

Krasniqi: Nuk po i jepet prioritet mbrojtjes së vlerave të luftës

Ish-zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare ë Kosovës, Jakup Krasniqi, me rastin e 19 vjetorit të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij, ka thënë se rezistenca e 5, 6 dhe 7 marsit ka qenë dhe ka mbetur lufta më e madhe që ka zhvilluar UÇK-ja me forcat policore e ushtarake serbe. Krasniqi në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re”, ka vlerësuar se deri më tani janë realizuar idealet kryesore, liria dhe çlirimi i vendit por, sipas tij, ideali për ndërtimin e shtetit të së drejtës vazhdon. Ai është shprehur i pakënaqur me trajtimin e kategorive të luftës nga shteti pasi, sipas tij, nuk ka qenë prioritet mbrojtja e vlerave të luftës, por përdorimi i tyre për interesa personale. Në këtë aspekt, Krasniqi ka thënë se është e dhimbshme që gati dy dekada pas luftës, ish-pjesëtarët e UÇK-së ende ballafaqohen me procese gjyqësore.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …