leoni

Krasniqi: Qumështarët do të subvencionohen 25% të vlerës së produkteve që posedojnë në stoqe

Ministri Krasniqi: Qumështarët do të subvencionohen 25% të vlerës së produkteve që posedojnë në stoqe

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi ka pritur sot në një takim drejtuesit e Shoqatës së Industrisë së Qumështit të Kosovës. Krasniqi ka bërë me dije se kanë diskutuar për problemet e tyre që janë shfaqur si pasojë e pandemisë. Ai ka bërë me dije se do të bëhet edhe ekzekutimi i mjeteve të subvencionimit prej 25% të vlerës së produkteve që kanë në stoqe. “Prita sot në një takim drejtuesit e Shoqatës së Industrisë së Qumështit të Kosovës. Bashkë diskutuam për problemet e tyre që janë shfaqur si pasojë e pandemisë. I njoftova për raportin që është përgatitur nga komisioni i formuar nga MTI-ja lidhur me stoqet që prodhuesit dhe përpunuesit e qumështit kanë nëpër depo. Në bazë të të dhënave që janë paraqitur në raport do të bëhet edhe ekzekutimi i mjeteve të subvencionimit prej 25% të vlerës së produkteve që kanë në stoqe”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

PDK ngre alarmin për manipulim zgjedhor në Shtime – dyshime për “Trenin Bullgar” në Belinc

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi, ka ngritur …