Krasniqi: Në krahasim me periudhat tjera vjetore ka rënë dukshëm konsumimi i produkteve nga Serbia

Krasniqi: Serbia e ka humbur tregun e Kosovës pasi është shënuar rënie e importeve të mallrave nga ky vend

Një muaj më parë, Qeveria e Kosovë hoqi masën e reciprocitetit me Serbinë, por ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, thotë se ky shtet tashmë ka humbur tregun e Kosovës pasi është shënuar rënie e importeve të mallrave nga Serbia. Duke u ndalur të masat e reja të Qeverisë që rikthehu kufizimin e lëvizjes në disa komuna dhe mbylli gastronominë prej orës 21:00 deri në ora 05:00 në të gjithë vendin, Krasniqi u shpreh se është gjetur intervali kohor që do të dëmtonte më pak bizneset. Ai pohon se pandemia ka prekur tej masa bizneset në vend, duke shtyrë kështu edhe në falimentimin e disa prej syresh, ndonëse nuk janë mbështetur ende as me Pakon Emergjente Fiskale. Krasniqi beson se këtë javë do të miratohet në Kuvend rishikimi i buxhetit dhe në këtë mënyrë do t’iu dilet në ndihmë bizneseve dhe punëtorëve të sektorit privat në Kosovë. Ministri i MTI-së po ashtu ka thënë se nëse rikthehet izolimi, ekonomia e Kosovës paralizohet, pasi sipas tij edhe ashtu bizneset janë në gjendje të vështirë./kp/

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …