Krerët e UÇK-së në Hagë, nuk komunikuan me familjarët e tyre përmes telefonave, pavarësisht vendimit të ri të Gjykatës Speciale

Krerët e UÇK-së në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, nuk kanë komunikuar fare me familjarët e tyre, që nga e diela, pavarësisht vendimit të ri të Gjykatës Speciale për lejimin e bisedave telefonike. Lidhur me këtë fakt, janë ankuar avokatët e tyre. Ky shqetësim fillimisht u ngrit nga avokati i Rexhep Selimit, Xhefri Roberts, duke iu referuar vendimit për kushtet e paraburgimit, pasi  kërkesat e tyre janë duke u refuzuar. Janë bërë disa kërkesa për telefonata me anëtarët e familjes dhe janë refuzuar momentalisht. Pra, deri tani nuk janë lejuar telefonatat me familjen qofshin edhe të monitoruara”, është shprehur haptazi Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit. Ndërsa mbrojtja e Hashim Thaçit përmes avokatit Gregory Keohe, e ka pohuar para të pranishmëve se as klientit të tij nuk janë duke i lejuar telefonatat.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …