Kreshnik Radoniqi: Procesi zgjedhor në Kosovë është zhvilluar në mënyrë të qetë, të rregullt dhe në përputhje me kërkesat ligjore

Kryesuesi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka vlerësuar se në bazë të raportimeve nga terreni, procesi zgjedhor në Kosovë është zhvilluar në mënyrë të qetë, të rregullt dhe në përputhje me kërkesat ligjore. Në konferncë për medie, ai shtoi më tutje se në shumë vendvotimeve ka nisur numërimi i fletëvotimeve. “Janë evidentuar disa probleme të natyrës teknike, por ato janë adresuar me efikasitet përmes ndërhyrjes së shpejt nën koordinimin e drejtpërdrejt të KQZ- së duke mundësuar vijimin e votimit pa ndërprerje në funksionimin e qendrave të votimit”, theksoi mes tjerash kryesuesi i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi. Ai shtoi më tutje se procesi i numërimit do të zhvillohet në dy etapa, fillimisht do të numërohen votat për kandidatët për kryetarë të komunave, pas përfundimit të kësaj faze do të vazhdohet me numërimin e votave për subjekte politike që garuan në zgjedhjet për kuvende komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Jonathan Hargreaves: Gjëja më e rëndësishme është që njerëzit të votojnë lirshëm për ata që duan t’i përfaqësojnë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka vlerësuar se gjëja më e …