leoni

Kreshnik Radoniqi: Procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme dhe në përputhje me rregullat zgjedhore

Kryetari i Komisionit Qendror për Zgjedhje, Kreshnik Radoniqi ka thenë se deri më tani, procesi zgjedhor po zhvillohet pa probleme dhe në përputhje me rregullat zgjedhore. Ai njoftoi se deri në ora 11.00, kanë votuar 7.84 për qind e qytetarëve me të drejtë vote. “Sipas informatave të siguruara nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, procesi i votimit deri në këtë fazë po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe të rregullt. Deri tani, nuk janë raportuar parregullësi që do të mund të cenonin integritetin apo mbarëvajtjen e përgjithshme të procesit zgjedhor. KQZ mbetet në kontakt të vazhdueshëm me trupat zgjedhore në terren dhe institucionet përgjegjëse për të siguruar që çdo aspekt i procesit të vazhdojë sipas ligjit dhe rregullave zgjedhore,” theksoi, kryetari i Komisionit Qendror për Zgjedhje, Kreshnik Radoniqi. Ndërkohë, anëtari i këtij komisioni nga radhët e Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ngriti shqetësime për shkelje të rregullave zgjedhore në veri të Mitrovicës.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Kosova sërish do të jetë shembull i organizimit të zgjedhjeve

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shfaqur bindjen e tij se vendi …