Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj e përshendet nisjen e punës për hartimin e Strategjisë së Sigurisë

Kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj e përshendet nisjen e punës për hartimin e Strategjisë së Sigurisë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në takimin e grupit punues për draftimin e Strategjisë së Sigurisë së Kosovës. Në fillim të këtij takimi, Haradinaj mirëpriti nisjen e punës për hartimin e Strategjisë së Sigurisë. Ai e vlerësoi këtë strategji si reflektim të së tashmes për objektivat që i ka Kosova në të ardhmen. “Kosova në ndërtimin e vet si shtet ka kaluar disa etapa. Në çdo etapë e ka reflektuar veten edhe në planin e sigurisë me plane vepruese. Përshëndes nisjen e punës për strategjinë si reflektim i së tashmes për objektivat që i kemi”, ka thënë Haradinaj. Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje nga fillimi i këtij takimi.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …