Albin Kurti

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti thotë sot se Kosova duhet të nxjerrë mësim nga rasti i Bosnjës

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë sot se Kosova duhet të nxjerrë mësim nga rasti i Bosnjës. Ai në një postim të tij shkruan se bonjëzimi nuk u bë duke u synuar direkt, por teksa kërkohej ndarja e Bosnjës apo shkëmbimit territorial midis Serbisë e Kroacisë. Kurti ka thënë se Kosova duhet të nxjerrë mësim nga paqja e Bosnjës dhe të ndërhyjë kundër “Zajednicës”. “Bosnjëzimi nuk u bë duke u synuar direkt, por teksa kërkohej ndarja e Bosnjes apo shkëmbimi territorial midis Serbisë e Kroacisë. NATO-ja pat nxjerrur mësim nga lufta e Bosnjes dhe ndërhyri te Kosova kundër Jugosllavisë së Milosheviqit. Ne duhet të nxjerrim mësim nga paqja e Bosnjes dhe të ndërhyjmë kundër ‘Zajednicës’ së Thaçit me Vuçiqin”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …