Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj thotë së e Serbinë nuk do të flasim për territore

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj thotë së me Serbinë nuk do të flasim për territore

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, për herë të parë ka mbajtur sot ligjëratë para studentëve të Fakultetit Filozofik, ku ka folur për qeverisjen e tij, ngritjen së cilësisë në arsim, vizat dhe studentët e Kosovës Lindore. “Qeverinë time e sfidojnë temat që i kam në tavolinë, që nuk janë tani por për shumë kohë më herët. Duke e parë gjendjen, unë e kam ditur se çfarë duhet të bëjë”, ka thënë Haradinaj. “Qeverisja që unë jam duke e udhëhequr nuk është perfekte, ka gabime, por nuk i mashtron njerëzit dhe është një qeveri që nuk i është frikësuar temave”, ka deklaruar ai. I pari i qeverisë foli edhe rreth bisedimeve me Serbinë, duke deklaruar se kemi nevoje për dialog, “Tash është koha me i zgjidhë çështjet e hapura me Serbinë, por jo çështjen e territoreve. Duhet të negociojmë njohjen, me pa prekshmërinë e asaj që e kemi krijuar ne, sepse mund te jete rrezik jo veç për ne”, u shpreh Haradinaj para studentëve, të cilët u ankuan se buxheti i ndarë për vitin 2018 nuk është i mjaftueshëm për përmbushjen e nevojave në arsim, duke kërkuar që t’u rriten bursat.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …