Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur sot një ligjëratë në Universitetin Aalto në Helsinki

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur sot një ligjëratë në Universitetin Aalto në Helsinki

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka mbajtur sot një ligjëratë në Universitetin Aalto në Helsinki, një prej universiteteve më të mira në Finlandë. Ai ka shpalosur rrugëtimin e Kosovës drejt pavarësisë dhe përpjekjet për të rindërtuar vendin në të gjitha sferat, pas shkatërrimeve qe ndodhen gjatë luftës. Kryetari Veseli theksoi se Kosova ka bërë progres të madh, por po ashtu theksoi se ka ende sfida në fushën e ekonomisë. Ai përmendi se të rinjtë e Kosovës po orientohen çdo herë e me shumë në ndërmarrësi e veçanërisht në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit, thuhet në njoftimin e zyrës për informim të kryeparlamentarit Veseli. Ai përmendi raste te ndryshme të bashkëpunimit të të rinjve tanë në fushën e teknologjisë me kompani nga vende të ndryshme të botës. Veseli po ashtu theksoi se Kosova ka potencial të madh në sektorin e minierave, por shtoi se është ende sfidë rikthimi i saj, pas dëmtimeve të mëdha që ka pësuar gjatë luftës. Në ligjëratën e tij, kryetari Veseli theksoi përkushtimin e Kosovës për bashkëpunim dhe fqinjësi të mirë, me të gjitha vendet, në funksion të rritjes së ekonomisë. “Për ju që nuk e dini, Kosova është një shtet i ri, i cili ka dalë nga lufta në vitin 1999. Populli ynë ka jetuar i okupuar nën pushtimin e Milloshiviqit, i cili kishte shkaktuar shumë luftëra në Ballkan. Kemi vetëm dy dekada nga liria. Pas përfundimit të luftës më 1999, Kosova dhe ekonomia e saj ishin shkatërruar dhe gjithçka duhej të niste nga fillimi. Por për ne më e rëndësishmja ishte ndërtimi i shtetit dhe dalja nga protektorati ndërkombëtar, përkatësisht pavarësimi i vendit. Pas një pune të gjatë, por shkëlqyer, nga ish-presidenti juaj Martti Ahtisaari, 11 vite më parë ne e shpallëm pavarësinë dhe tani Kosova po vazhdon konsolidimin e saj”, tha ndër të tjera Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …