Brickos

Hoti: Është shumë e nevojshme që të themelohet një plan për rimëkëmbjen ekonomike së vendit për pesë vitet e ardhshme

Hoti: Dhënia e pronave nga AKP-ja për komunat serbe paraqet shkelje të kushtetutës e shtetësisë së Kosovës

Shefi i grupit parlamentarë të Lidhjes Demrokatike të Kosovës, Hoti është shprehur kundër dhurimit të pronave të AKP-së, komunave serbe. Ai e ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se është gabim dhurimi i tyre si dhe është shkelje e Kushtetutës dhe shtetësisë së Kosovës. “Qeveria ka vendosur më 6 nëntor 2018 tu dhurojë tri komunave me shumicë serbe, Mitrovicës Veriore, Ranillugut dhe Kllokotit, pronat e AKP-së që gjenden në ato komuna. Këtu përfshihen asete të ndërmarrjeve shoqërore dhe toka bujqësore që duhet të privatizohen. Baza ligjore mbi të cilën merret ky vendim është e paqartë. Ky është një prej gabimeve më të mëdha që bënë kjo Qeveri. Para disa dite, Kryetari i Mitrovicës Veriore deklaroi se nuk do të ketë më privatizim në atë komunë. Me prekjen e infrastrukturës ligjore dhe kushtetuese të procesit të privatizimit të pronave, bëhet shkelje e kushtetutës dhe shtetësisë së Kosovës. Në ekonominë e tregut që po ndërton Kosova, është e paqartë se çfarë ju duhen komunave tokat bujqësore dhe ndërmarrjet komerciale që duhet të funksionojnë në sektorin privat me produktivitet dhe efikasitet sipas kushteve të konkurrencës së hapur. Me gjasë, disa nga këto prona tanimë janë privatizuar dhe tash do të duhet të kompenzohen investitorët privat. Kjo qasje i bënë pasigurt në investimet e tyre të gjithë ata që kanë privatizuar prona në Kosovës për qëllime komerciale. Ky vendim është diskriminues po aq sa udhëzimi administrativ i Ministrisë së Bujqësisë, me të cilin Qeveria Haradinaj mbulon me grante 90% të investimit të bujqve në komunat në veri të Kosovës, derisa në komunat e tjera me shumicë shqiptare vetëm 50%. Askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punën dhe pavarësinë e institucioneve të pavarura që i raportojnë Kuvendit:, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

25 vjet më parë, më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri të rëndë ishin vrarë shumë shqiptarë në fshatrat e Dukagjinit

25 vjet më parë,  më 26 prill, të vitit 1999 nga sulmet serbe me artileri …