Krijohen kilometra të gjata në hyrje dhe në dalje të Kosovës në pikën e kalimit kufitar me Shqipërinë

Krijohen kilometra të gjata në hyrje dhe në dalje të Kosovës në pikën e kalimit kufitar me Shqipërinë

Radhë kilometrike trafiku janë krijuar në doganën e Morinës në hyrje dhe në dalje të Kosovës e Shqipërisë. Kjo situatë ka ardhur në një kohë kur sot, kanë hyrë në fuqi masat e reja në Kosovë për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Duke filluar nga dita e sotme të gjithë qytetarët që duan të hyjnë në Kosovë, pavarësisht kombësisë, duhet të paraqesin para autoriteteve një test negativ PCR/antigen, një dëshmi të vaksinimit ose në të kundërt do të duhet tu nënshtrohen 7 ditë karantine si një masë për të frenuar covid. Siç mësohet shumë qytetarë të Kosovës që duan të kthehen në vendin e tyre nuk kanë pasur një test negativ të covid por as të vaksinuar, kështu atyre u është dashur që të plotësojnë një formularë ku u kërkohet të vaksinohen për 7 ditë.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Mos prekni vijën e shenjtë mes luftës dhe pasluftës, drejtësia s’mund të shndërrohet në rishkrim historie

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të atyre …