Kriminelët: Jovica Stanishiq e Franko Simatoviq, janë dënuar me nga 15 vjet burg, nga Trubunali i Hagës

Kriminelët: Jovica Stanishiq e Franko Simatoviq, janë dënuar me nga 15 vjet burg, nga Tribunali i Hagës

Këshilli i Apelit i Mekanizmit Ndërkombëtar të Gjykatës Penale solli vendimin përfundimtar, me të cilin ish-shefi i Shërbimit të Sigurisë Shtetërore të MPB-së së Serbisë, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq, ish- komandanti i Njësisë së Operacioneve Speciale të SDB-së, janë dënuar me nga 15 vjet burg, raporton Anadolu. Sipas vendimit, pas procesit të rigjykimit, janë anuluar dënimet e shkallës së parë prej 12 vjetësh, ndërsa Stanishiq dhe Simatoviq u dënuan me nga 15 vjet burgim. Sipas aktakuzës së Tribunalit të Hagës nga viti 2008, Stanishiq dhe Simatoviq u akuzuan për pjesëmarrje në aktivitete të përbashkëta kriminale, të udhëhequr nga presidenti i atëhershëm i Serbisë, Sllobodan Millosheviq, qëllimi i të cilit ishte dëbimi i boshnjakëve dhe kroatëve nga pjesë të territoreve të Bosnjë e Hercegovinës dhe Kroacia me qëllim të krijimit të një shteti etnikisht të pastër serb. Në vendimin e tij përfundimtar, Kolegji i Apelit pranoi ankesën e Prokurorisë dhe erdhi në përfundimin se Stanishiq dhe Simatoviq ishin përgjegjës për pjesëmarrjen në aktivitete të përbashkëta kriminale qëllimi i së cilës ishte dëbimi i dhunshëm i popullsisë jo serbe gjatë gjithë kohës së luftës në Bosnje. Këshilli i Apelit i shpalli Stanishiqin dhe Simatoviqin fajtorë se kanë kryer dëbime, largim të detyruar, persekutim dhe vrasje.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …