Kroacia ka mbështetur Kosovën për t’u pranuar vend anëtar në Këshillin e Evropës

Kroacia ka mbështetur Kosovën për t’u pranuar vend anëtar në Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Kroacisë në Asamblenë e Këshillit të Evropës, Domagoj Hajdukoviq ka thënë se Kosova është gati për anëtarësim në strukturat evropiane. Ai po ashtu theksoi se me pranimin e Kosovës në këtë mekanizëm, përfitojnë të gjithë. Inkurajoj kolegët që ta mbështesin aplikimin e Kosovës për Këshillin e Evropës, i bëj thirrje Këshillit të Ministrave që ta vënë këtë vendim në asamblenë tonë kështu që të vazhdojmë me pranimin e Kosovës. Mendoj se të gjithë, jo vetëm kosovarët, por të gjithë do të përfitojnë nga një anëtar i ri. Mendoj se Kosova është gati dhe ne jemi gati për Kosovën”, ka deklaruar ai.Edhe Britania e Madhe ka mbështetur këtë proces. Xhon  Howel, iniciues i debatit, tha se aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk duhet të mbahet peng i përparimit të dialogut me Serbinë. Pos Britanisë edhe disa shtete të tjera kanë shprehur gatishmërinë për ta mbështetur Kosovës në këtë mekanizëm të rëndësishëm ndërkombëtar.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-dialoguesja e Kosovës me Serbinë, Edita Tahiri, është kthyer kundër propozimeve të kryetarit Thaçi

Edita Tahiri: Aleanca Kosovë–Kroaci mbetet strategjike, ndërsa BE-ja dhe qeveria Kurti heshtën për Banjskën

Reagimi i ish-zëvendëskryeministres së Kosovës, Edita Tahiri, pas deklaratës së kryeministrit kroat Andrej Plenković në …