Kroacia: Marrëveshja e përbashkët për blerje armatimi mund të ndodhë vetëm me Shqipërinë

Ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Ivan Anushiq, ka thënë se një marrëveshje e përbashkët për blerje armatimi mund të realizohet vetëm mes Kroacisë dhe Shqipërisë, pasi të dyja janë anëtare të NATO-s. Duke komentuar idenë e përmendur nga ministri i Mbrojtjes së Kosovës për një bashkëpunim trepalësh me Shqipërinë dhe Kroacinë, Anushiq tha se Kosova ka kushte të ndryshme ligjore për blerjen e armëve dhe se formimi i një koalicioni të përbashkët është i vështirë. Në mars 2025, ministrat e Mbrojtjes të Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë nënshkruan në Tiranë një deklaratë të përbashkët për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Ministritë e Mbrojtjes të Kosovës dhe Shqipërisë konfirmuan më pas se grupe ekspertësh po punojnë për një plan zbatimi. Në Tiranë u mbajt edhe një takim teknik për ta detajuar planin në nivel operacional. Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, kishte deklaruar se ideja është të bëhet një porosi e përbashkët për blerje armatimi, në vend të tre porosive të veçanta, duke përfituar nga çmimet dhe koha më e shkurtër e dorëzimit në rast të blerjeve më të mëdha nga SHBA. Blerjet parashihet të financohen me fonde kombëtare të secilit shtet.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …