Veseli

Kryekuvendari, Kadri Veseli ka shkuar në Britani të Madhe me ftesë të partisë së kryeministres, Theresa May

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i Partisë Demokratike, Kadri Veseli, ka udhëtuar për në Mbretërinë e Bashkuar, ku me ftesë të Partisë Konservatore të kryeministres britanike Theresa May, do të ketë disa takime me lidershipin e Partisë Konservatore, njëherësh zyrtarë të lartë britanikë. Gjatë takimeve me zyrtarët e lartë britanikë, kryeparlamentari Veseli do të diskutoj për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në rrugën e integrimit të vendit tonë në strukturat euro atlantike. Gjatë vizitës në Mbretërinë e Bashkuar, Veseli është ftuar të marrë pjesë edhe në punimet e konventës së partisë konservatore e cila po i zhvillon punimet në Bermingham.

Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, kreu i PDK-së do të takojë zyrtarë të lartë nga kjo forcë politike për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet PDK-së dhe Partisë Konservatore britanike. Kreu i PDK-së po synon që krahas reformave dhe fuqizimit të Partisë Demokratike në Kosovë, ta fuqizojë atë edhe në rrafshin ndërkombëtar duke e bërë pjesë të aleancës ndërkombëtare të partive konservatore.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …