Ramadan Qehaja

Ramadan Qehaja: Serbia vazhdon ta konsiderojë veriun e Kosovës si pjesë përbërëse të saj

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Ramadan Qehaja, duke iu referuar veprimeve të Serbisë pas vizitës së presidentit Thaçi në veri, ka thënë se të urdhërosh ushtrinë që të vihet në gatishmëri luftarake, përbën kërcënim klasik ushtarak për Kosovën dhe rajonin. “Te urdherosh ushtrine qe te vihet ne gatishmeri luftarake per shkak se policia e Republikes se Kosoves dje me date 29 shtator paska kontrolluar nje qender sportive dhe humanitare ne veri te vendit, perbene kercenim klasik ushtarak per Kosoven por edhe per rajonin. Nje ngritje te tille te gatishmerise luftarake mund ta japin vetem elita ekzistuese politike serbe, e kamufluar me petkun e integrimit ne BE. Keto veprime len te kuptohet se Serbia vazhdon te konsideron nje pjese te Kosovës veriun e saj si pjese perberese te saj dhe vepron ne cdo forme per te demonstruar kontrollin e saj. S’do mend se nje qasje e tille e Serbise zyrtare ne momentin aktual eshte me teper se destabilizim. Per kete vemendja e jone duhet te jete e perqendruar ne ndermarrjen e masave adekuate te sigurise per vetembrojtje. Nisma e krijimit te ushtrise se Kosoves ne fund te vitit dhe krijimi i kapaciteteve defanzive te mbrojtjes jane ne kete fryme”, ka shkruar Qehaja.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …