Kryekuvendari, Kadri Veseli kërkon zgjidhjen e problemit të zënies me punë të specialistëve

Kryekuvendari, Kadri Veseli kërkon zgjidhjen e problemit të zënies me punë të specialistëve

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim dhjetëra specialistë të fushave të ndryshme të shëndetësisë të cilët të martën kanë protestuar para Kuvendit pasi qe dy vite janë të papunë dhe institucionet përgjegjëse nuk u kanë gjetur zgjidhje. Përfaqësuesi i specialistëve protestues, Arben Ademi, e ka falënderuar kryeparlamentarin Veseli për pritjen e specialistëve, ndërsa ka shprehur bindjen se vetëm kryeparlamentari mund t’iu ndihmojë në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme për punësimin e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Shqiptaro-Amerikan: Kosova duhet të kapërcejë bllokadën politike, partneriteti me SHBA-të kërkon qeverisje efektive

Këshilli për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane me seli në Uashington ka reaguar lidhur me situatën politike në …