leoni

Ilir Meta dhe Ramush Hradinaj

Kryekuvendari i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar kundër arrestimit të Ramush Haradinajt nga policia e Francës

Kryekuvendari i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar ndaj ndalimit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nga policia franceze. Meta është shprehur i befasuar nga lajmi për ndalimin e Haradinajt në bazë të një urdhri të vjetër arresti të lëshuar nga Serbia, por beson se autoritetet policore franceze do të qartësojnë rrethanat e pakuptimta të këtij ndalimi dhe do të veprojnë shpejt për t’i kthyer të drejtën e lëvizjes së lirë dhe të ligjshme kryetarit të AAK-së. Meta ka theksuar se ky veprim është i pakuptimtë, i papranueshëm dhe nuk ndihmon frymën e dialogut dhe bashkëpunimit të deritanishëm mes Prishtinës dhe Beogradit. Ai u ka bërë thirrje autoriteteve franceze dhe atyre të Bashkimit Evropian për të zgjidhur këtë incident, për të qartësuar qëndrimin e tyre lidhur më këtë rast e për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla në të ardhmen.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …