Kryekuvendari Veseli bashkëbisedon me gazetarë austriakë, për përpjekjet e gjata të popullit tonë për liri e shtet

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli bashkëbisedon me gazetarë austriakë, për përpjekjet e gjata të popullit tonë për liri e shtet

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim disa gazetarë nga Austria, me të cilët ka biseduar për përpjekjet e vendit tonë për liri dhe shtet. Veseli ka bërë me dije se me gazetarët austriak ka biseduar edhe për sfidat që e presin Kosovën në rrugën drejt familjes evropiane. “Një bashkëbisedim me gazetarë austriakë, për përpjekjet tona të gjata për liri e shtet, si dhe për të arriturat dhe sfidat e vendit tonë për një shtet të zhvilluar dhe pjesë e familjes evropiane”, ka shkruar Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …