Bytyqi: Shumë shpejt studentët nga Kosova do të mund t'i vazhdojnë studimet pasuniversitare pa pagesë në Çeki

Ministri Bytyqi: Shumë shpejt studentët nga Kosova do të mund t’i vazhdojnë studimet Master pa pagesë në Çeki

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur në takim drejtuesin kryesor të CERGE-EI në Pragë të Çekisë, Randall K. Filer, me të cilin ka biseduar lidhur me arsimin e lartë në Kosovë. Ai ka shkruar  se Qendra për Kërkime Ekonomike dhe Pasuniversitare – Instituti i Ekonomisë, i njohur si CERGE-EI është institucion akademik në Pragë, i specializuar vetëm për fushën e ekonomisë. “Lajmi më i mirë është se shumë shpejtë do të nënshkruhet një Marrëveshje Bashkëpunimi, përmes të cilës do t’iu mundësonim studentëve nga Kosova studime pa pagesë Master dhe PhD, në fushën e ekonomisë në Republikën e Çekisë”, ka shkruar ministri.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …