Brickos

Matthew Palmer

Metthew Palmer thotë se Kosova duhet të suspendojë taksën, në mënyrë që dialogu të vazhdojë sa më shpejt

Shtetet e Bashkuara të Amerikës e mbështesin dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Kështu ka thënë zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Metthew Palmer. Duke iu referuar nismës së kancelares gjermane Angela Merkel dhe kryetarit francez, Emmanuel Macron, Palmeri ka thënë se ajo është nismë në mbështetje të dialogut të Brukselit. “Ne i kuptojmë takimet në Berlin e Paris si të dizajnuara që të mbështesin dialogun gjithëpërfshirës për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka thënë ai. Po ashtu, Palmeri ka thënë se pret që Prishtina zyrtare të suspendojë tarifën doganore ndaj importeve nga Serbia, në mënyrë që dialogu të vazhdojë sa më shpejt.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miraton raportin për kërkesën e anëtarësimit të Kosovës

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka shënuar një hap të rëndësishëm në procesin e …