Kryekuvendari Veseli merr iniciativën që eshtrat e Hasan Prishtinës të sillen në Kosovë dhe në një ceremoni shtetërore

Kryekuvendari, Kadri Veseli mendon se eshtrat e Hasan Prishtinës i takojnë Kosovës dhe jo Shqipërisë (!)

Edhe pse eshtrat e Hasan Prishtinës, në vitin 1978, Qeveria e Shqipërisë i kishte nxjerrë nga varrezat e Selanikut dhe i kishte vendosur afër eshtrave të Bajram Currit, në Kukës, kryekuvendari, Kadri Veseli mendon se eshtrat e tij duhet të sillen në Prishtinë, afër vendit ku është varrosur Ibrahim Rugova dhe tani së fundi edhe Adem Demaçi.

Veseli thotë se për këtë qëllim u ka  dërguar një letër autoriteteve shtetërore në Tiranë, që të na mbështesin në këtë sikur thotë ai nismë “domethënëse për memorien dhe identitetin shtetëror të Kosovës”. Kosova nuk i harron bijtë e vetë, heronjtë e saj. Ata, si gjithmonë, kthehen të fundit nga betejat, shkruan Veseli, po harron se Hasan Prishtina dhe tërë plejada e atdhetarëve të Kosovës kishin luftuar dhe kishin dhënë jetën për ta parë Shqipërinë e bashkuar dhe jo të copëtuar. Hasan Prishtina nuk ishte angazhuar për krijimin e Republikës së Kosovës, por për bashkimin e të gjitha trojeve në një Shqipëri unike. Kërkesa për rajonizimin e heronjve dhe dëshmorëve bie ndesh me porositë  për bashkimin kombëtar. Kjo kërkesë bëhet me qëllime të përfitimeve politike dhe për të treguar se kryekuvendari qenka edhe patriot, i cili u përkujdeska që të rënët për atdhe me origjinë nga Kosova, tani të rivarrosen në Kosovë, pasi Kadri Veseli paska arritur të bëhet edhe kryetar i Kuvendit të Kosovës. Po çka do të ndodhte por të merreshin nga Shqipëria edhe eshtrat e Bajram Currit, të Shote Galicës, Kadri Prishtinës dhe qindra heronjve të Shqipërisë. Këtë duket se nuk e ka menduar mirë,  Kadri Veseli, por as duzina e këshilltarëve të tij, nëse ai i konsulton ndonjëherë dhe nëse ata logjikojnë drejt dhe realisht si shqiptarë dhe jo si “kosovarë” (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …