Kadri Veseli: Qeveria e re do të jetë vazhdim i mashtrimit të qytetarëve që ua bënë VV e LDK

Kryekuvendari Veseli propozon që orët e humbura të mësimit duhet të zëvendësohen në fund të vitit shkollor

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se Kuvendi mund të autorizojë Komisionin Parlamentar për Arsim, që të takohet me përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit, dhe të SBASHK-ut për të gjetur një zgjidhje rreth kompensimit të orëve të humbura. Veseli ka thënë se nga të dy palët ka gatishmëri për të arritur një marrëveshje, që orët e humbura të kompensohen në fundin e vitit shkollor. “Jam takuar dy herë me ministrin e arsimit dhe SBASHK-un. Ka një klimë shumë pozitive për të kaluar kjo situatë. Unë do të kisha pas dëshirë, që Kuvendi i Republikës së Kosovës, të autorizojë Komisionin Parlamentar, dhe brenda një takimi një orësh kjo çështje kalon. Ministri i Arsimit është shumë i gatshëm që ta përmbyll këtë çështje”, ka thënë ai. Kryekuvendari thotë se orët e humbura do të duhet të zëvendësohen në fundin e vitit shkollor. “Komisioni për arsim do të arrinte shumë shpejtë këtë marrëveshje, që orët e humbura të kompensohen në fundin e vitit shkollor”, është shprehur ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Francës, Emmanuel Macron organizon një konferencë donatorësh në fund të janarit për ta ndihmuar Shqipërinë

Emmanuel Macron nga Tirana: Dialogu Kosovë–Serbi duhet të rifillojë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një vizite zyrtare sot në Tiranë, ka theksuar rëndësinë …