Kadri Veseli

Kryekuvendari Veseli: Rruga nacionale Prishtinë-Mitrovicë të emërohet “Rruga e tre heronjve”

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, përmes një  shkrese i ka kërkuar  kryeministrit,  Isa Mustafa që me rastin e 20-vjetorit të rënies heroike të Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës si dhe Hakif Zejnullahut rruga nacionale Prishtinë-Mitrovicë të emërohet, “Rruga e tre heronjve. Duke pasur parasysh këtë kontribut, me rastin e 20-vjetorit të rënies së tyre, ju propozoj që në bazë të kompetencave tuaja si kryeministër i vendit të merrni vendimin që rruga nacioniale Prishtinë – Mitrovicë të mbajë emrin e Zahirit, të Edmondit dhe të Hakifit, “Rruga e tre heronjve”, thuhet në letrën që Veseli i ka dërguar kryeministrit të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi: Kurti po avancon “Zajednicën” pa transparencë dhe pa llogaridhënie

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti lidhur …