Kryekuvendari Veseli thotë se me rëndësi është të merremi me zhvillim ekonomik se sa me “korrigjim” e “shkëmbim” kufijsh

Veseli: Më me rëndësi është të merremi me zhvillim ekonomik se sa me “korrigjim” e “shkëmbim” kufijsh

Në takimin me biznesmenët dhe përfaqësuesit e Odave Ekonomike të Kosovës, kryetari i Kuvendit ka thënë se duhet të lihet anash çështja e kufijve. Sipas Kadri Veselit më me rëndësi është të merren me zhvillim ekonomik se sa me “korrigjim” e “shkëmbim” kufijsh. “Ky është moment i rëndësishëm për të përçuar mesazh është se duhet të orientohemi nga pjesa e zhvillimit ekonomik e jo të bëhemi ekspertë dhe të merremi vetëm me kufijtë dhe me patriotizëm. Prodhimi dhe eksporti duhet të jenë prioritet, u shpreh Veseli.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti shmang Prokurorinë, por gjen kohë për gjykimin e Klinakut

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka refuzuar që të paraqitet përballë Prokurorisë Speciale kur ishte …