Kryeministri, Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendës-ministrin e Mbrojtjes, Enver Dugolli

Kryeministri, Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendës-ministrin e Mbrojtjes, Enver Dugolli

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendës-ministrin e Mbrojtjes, Enver Dugolli. Nëpërmjet një letre drejtuar Kryeministrit Kurti, zëvendësministri i Mbrojtjes Dugolli, ka kërkuar që të lirohet nga të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara nga vendimi paraprak për emërimin e tij. Arsyeja e dorëheqjes së zëvendësministrit Dugolli ka të bëjë me certifikimin si deputet i Kuvendit të Kosovës. Më herët, Enver Dugolli ishte deklaruar i gatshëm ta pranonte edhe  pozitën e ministrit të Mbrojtjes, por atë detyrë  Kurti ia ka besuar Armend Mehajt, shqiptar me shtetësi të dyfishtë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …