leoni

Kryeministri, Albin Kurti, ka pritur në takim Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka pritur në takim Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes, David Baker. Temë qendrore e bisedës mes tyre ishte forcimin e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes. Me këtë rast, Kryeministri në detyrë, Albin Kurti e vlerësoi lart mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara për Republikën e Kosovës dhe shprehu përkushtimin e institucioneve tona për thellimin e këtij bashkëpunimi. “Shtetet e Bashkuara janë partneri ynë kryesor në siguri dhe mbrojtje. Angazhohemi çdo ditë për një miqësi më të thellë, një aleancë më të fortë dhe bashkëpunim të qëndrueshëm në fushat me interes të përbashkët” theksoi kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Ibrahim Shala: OFENZIVA E MADHE KUNDËR VLERAVE TË UÇK-së

Ibrahim Shala: Balotazhi në Mitrovicë: Provë e vetëdijes kombëtare dhe qytetare”

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025, Mitrovica mbeti në balotazh midis kandidatit të LVV-së, …