Kryeministri, Albin Kurti, dje në një konferencë për media ka folur për rrjedhën e dialogut Kosovë-Serbi. Me këtë rast ai ka deklaruar se nuk mund të flitet për nënshkrim të draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe pa u nënshkruar marrëveshja bazike me aneks, pa u dorëzuar tek autoritetet e Kosovës, Milan Radoiçiq dhe pa u tërhequr letra e ish-kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq dërguar vendeve të Bashkimit Evropian se nuk respektojnë integritetin territorial të Kosovës. Albin Kurti tha para gazetarëve se pa plotësimin e kërkesave të mësipërme nuk e dinë se kush do ta nënshkruante draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në Kosovë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
