Albin Kurti i fton qytetarët që të marrin pjesë nesër në tubimin në shesh, thotë se do të jetë paqësor me muzikë e fjalime

Kryeministri, Albin Kurti, nesër pritetet të dalë nga vetizolimi

Në testin për coronavirus zyrtari i Ministrisë së Integrimeve, për të cilin dyshohej se ishte prekur nga ky virus doli negativ. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu. “Rezultatet kanë dalë negative për zyrtarin të cilin kemi pasur dyshime, por duhet të kemi kujdes të shtuar. Kryeministri Kurti nesër do të del nga vetizolimi”, ka deklaruar ai. Ndryshe, sot kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka treguar  se është futur në vetizolim, për shkak se kishte pasur kontakt me një zyrtar të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, i cili ka pasur po ashtu kontakt të ngushtë me një të infektuar me coronavirus. Mirëpo,  përveç Kurtit në vetizolim është futur edhe stafi i ngushtë i Zyrës së Kryeministrit. Po ashtu në izolim janë edhe ministri i MIE-së, Blerim Reka dhe stafi i tij.

Kontrolloni gjithashtu

Armend Zemaj

Armend Zemaj: As i dyti nuk ka shumicë, Qeveria e unitetit mbetet zgjidhja për krizën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se asnjëra nga partitë politike, …