Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj thotë se Kosova nuk do të ndalet kurrë së kërkuari drejtësi për viktimat e luftës

Kryeministri, Albin Kurti, sot ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës së Studimes, në Vushtrri, ku forcat serbe vranë 116 civilë shqiptarë

Kryeministri, Albin Kurti, sot ka përkujtuar 24-vjetorin e masakrës së Studimes,  në Vushtrri, ku forcat serbe më 2 maj të vitit 1999, vranë 116 civilë shqiptarë. Në këtë 24 vjetor përkujtojmë martirët e Masakrës së Studimes së Vushtrrisë. Nё ditёt e para tё muajit maj 1999, forcat serbe dogjën fshatrat e Vushtrrisё dhe dëbuan me dhunë banorët . I urdhëruan tё largohen drejt Shqipёrisё. Më 2 maj të vitit 1999, në fshatin Studime të Vushtrrisë, forcat serbe nxorën nga kolona dhe i pushkatuan 116 civilë shqiptarë. Ekzekutuan fëmijë para syve të prindërve, vranë të rinj e pleq, e edhe gra shtatzëna. Familjes Gërxhaliu ia vranë 36 anëtarë, nga mosha 85 vjeç deri në 5 vjeç”. Albin Kurti ka thënë se e kaluara jonë është vendimtare për të tashmen dhe të ardhmen tonë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …