BE kërkon drejtësi për Banjskën, Aivo Orav: Autorët duhet të përballen me ligjin

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar se sulmi në Banjska mbetet një çështje serioze që kërkon drejtësi dhe përgjegjësi konkrete nga autorët. Gjatë një takimi me gazetarë, Orav deklaroi se qëndrimi i BE-së është i qartë dhe i pandryshueshëm: kryesit e këtij sulmi duhet të dalin para drejtësisë dhe të përballen me ligjin. “Bashkimi Evropian e ka bërë të qartë – kryesit duhet të sillen para drejtësisë. Kjo nuk është vetëm çështje deklaratash, por diçka që duhet të ndodhë dhe do të ndodhë”, u shpreh ai. Deklarata e ambasadorit vjen në një kohë kur çështja e sulmit në Banjskë vazhdon të mbetet një nga temat më të ndjeshme të sigurisë dhe drejtësisë në Kosovë, si dhe pjesë e rëndësishme e diskutimeve ndërkombëtare për stabilitetin në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …