Kryeministri, Edi Rama, priti sot në një takim ambasadoren, Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuese e Amerikës në OKB

Kryeministri, Edi Rama, priti sot në një takim ambasadoren, Linda Thomas-Greenfield, përfaqësuese e Amerikës në OKB

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama,  priti sot në një takim ambasadoren, Linda Thomas-Grinfield, përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. “Me anëtaren e kabinetit të Presidentit Biden, Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, Linda Thomas-Grinfield. Në një njoftim të ambasadës amerikane në Tiranë, thuhet se “në takimet me udhëheqësit shqiptarë, ambasadorja, do të përcjellë mirënjohjen e saj për lidershipin e jashtëzakonshëm që Shqipëria ka treguar si anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara mbi një gamë të gjerë çështjesh në mbarë botën”. Ndërsa vizita e saj vjen gjatë 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, ambasadorja Greenfield do të diskutojë gjithashtu mënyrat për të forcuar partneritetin tonë në takime me zyrtarë të lartë shqiptarë. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Në fund të Akademisë, në emër të familjes Qeriqi, të pranishmit i përshëndeti vajza e profesorit, Antigona Qeriqi

Në fund të Akademisë, në emër të familjes Qeriqi, të pranishmit i përshëndeti vajza e …