Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ia ka dërguar një letër mbështetëse kryeministrit Kurti, lidhur me situatën në veri të vendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, të hënën ia ka dërguar një letër kryeministrit Albin Kurti në lidhje me situatën në veri të vendit. Në këtë letër, Krasniqi ka shprehur gatishmërinë e PDK-së për t’i ndihmuar institucionet e Kosovës për ruajtjen e sovranitetit të vendit. Po ashtu në këtë letër, Krasniqi i ka bërë thirrje Kurtit që të koordinohet me opozitën dhe faktorin ndërkombëtarë.  Zhvillimet e fundit në pjesën veriore të vendit janë shumë shqetësuese dhe cenojnë funksionimin, stabilitetin dhe sovranitetin e shtetit tonë. Në këtë situatë, ku epilogu është i paqartë e rreziku i përshkallëzimit është evident, komunikimi dhe harmonizimi i veprimeve të institucioneve dhe të gjithë akterëve politikë është i domosdoshëm. Për t’i shprehur qëndrimin e Partisë Demokratike të Kosovës, sot i kam dërguar një letër Kryeministrit Kurti, ka saktësuar kryetari  i PDK-së, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …