Edi Rama

Kryeministri, Edi Rama, sot i drejtohet Këshillit të Evropës me një fjalim historik për luftën e drejtë të UÇK-së

Sot, në orën 15:30, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i drejtohet Këshillit të Evropës. Ky është njëri  nga fjalimet më të rëndësishme në historinë shqiptare, në mbrojtje të kreut të luftës dhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përgjithësisht. Edi Rama ka publikuar fotografi të të zhdukurve të Kosovës derisa ka treguar se është nisur drejt Strasburgut. “Kur bota kthehet përmbys dhe viktimat kthehen në fajtorë, atëherë çdo gjë është e mundur. Shqipëria do të kërkojë hedhjen poshtë të akuzave për trafikim të organeve të qenieve njerëzore gjatë luftës në Kosovës të cilat janë në raportin e senatorit zviceran. Kryeministri Rama,  do të ketë 60 minuta në dispozicion për ta mbajtur fjalën e tij përpara anëtarëve të këshillit dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve. Më 21 korrik kuvendi i Shqipërisë votoi unanimisht me 125 vota pro rezolutës që do të prezantohet nga Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Sot pritet të përmbyllet rinumërimit të vendvotimeve dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura jashtë vendit

Arbër Jashari: Manipulimi i votave të hetohet deri te urdhërdhënësit, jo vetëm te numëruesit

Pas mospërputhjeve të mëdha të zbuluara nga rinumërimi i votave në disa komuna, avokati Arbër …