leoni

Mehmet Musa

Mehmet Musa:  I dashur shok e, vëlla Fahri!

Jemi dhe qofshi mirë, nuk kam harrue çfarë më pyete, por isha në dilemë që të përgjigjëm shkaku, se, eshtë pyetje tepër delikate dhe, më mungojnë aftësitë mendore e analitike që të japë një përgjigje apo vlersim  adekuat!

Pyetja juaj: „ku ishin eprorët ushtarak dhe shqiptarët që nuk i dolën zotë shtetit Shqiptar për ta shpëtuar nga shkatrrimi?“

      Nuk jam i sigurtë që mundë t‘ia qëlloj por, po përpiqëm me  aq sa kam mundësi të them diçka. 

    Shteti Shqiptar nuk u shkatërrua në vitin 1997, po kanceri i shkatërrimit eshtë shumë më i hershëm, dhe ky kancer ka vepruar në heshtje nënë rrogoz, ku për fat të keq armiqtë e kombit tonë që  jan më të organizuar,më të mençur,më të mëdhenjë e më të fortë e, kurë në shërbim kan edhe pjellën bastarde të kombit tonë si kolaboratorë.

     Armiqtë e kombit tonë vazhdimisht kan patur dhe, kan synim që emërin Shqipëri ta fëshijnë nga harta gjeografike, e ta zhdukin fare nga faqja e dheut,ata herë në ujdi e herë në supermacion në forma të ndryshme e djallzore nuk kan pushuar së vepruari qoftë me lekë, qoftë me ari e qoftë me armë të arrinin qëllimin.

     Si dobësi përmanente ne kombin tonë eshtë përçarja e vazhdueshme sot,dje, pardje ,para dhjetë viteve, para 70 viteve e gjatë tërë historisë, na ka përcjellë kjo epidemi kronike e përçarjes.

    Nuk do flas para luftës së dytë botërore, por pas vitit 1945, ku me mund,gjak,djersë e sakrifica u ngrit  dhe organizua LNÇ në nivel të mirfillt një copë e vogël e shtetit Shqiptar me rreth 28.000 kilometra katrorë ,ku i dha 28.000 dëshmorë,për t’u çliruar nga fashizmi e nazizmi pa ndihmën e askujtë ,por duke i ngelë jasht kufijve edhe tre çerek Shqipëri.

  Për këte tragjedi dhe coptinin e Shqipërisë ishin në dakord si lindja ashtu edhe përendimi  dhe fajin kryesorë e kemi neve vet faktori shqiptarë si dje,sot ashtu dhe nesër. (Por që nuk e pranojmë,dhe vetëm vajtojmë jo kongresi i Berlinit,konferenca e Parisit e ajo e Stambollit)

Shqipëria edhe pse u gjymtua e sakatua, prap në forca të veta e, me forca të veta arriti të ngrhet në këmbë dhe, të eshtë një shtet serioz në arenën nderkombëtare, ku nga 80% e vendit  që ishte këneta e moçale, me mundë e djersë u shëndrrua në tokë pjellore, nga 90% e popullit që ishte analfabet, me punë mund e sakrifica u zhduk analfabetizmi, e në vitin 1957 u themelua tempulli i dritës dhe diturisë në Tiranë, për ta ndihmuar me mësimdhënës falas ngritjën edhe ate, të Univerzitetit të Prishtinës.

        Historikun e kaluar mbi 45 vite,nga viti 1945 e deri ne vitin 1990,teolog, historian, filozof, politikolog, analist me diplomë e pa diplomë që të gjithë me ndonjë përjashtim të vogël e quajn; diktaturë komuniste, izolim totalitar e tjerë epitete,ndërsa unë e kam një mendim dhe vlersim  krejt tjetër dhe e,quaj ; disiplinë e çelikt,vigjilencë dhe atdhedashuri.

Përse? Sepse shqiptari dhe,Shqipëria por,edhe kombi shqiptarë në përgjithësi nuk , mundë kurrë edhe 1000 vite të arrijë ate emancipim shoqërorë,zhvillim ekonomik e përparim në shkencë kulturë e në ngritje  të vetëdijes  kombëtare ,e,të atdhedashurisë saqë e arriti në ato 45 vite.

    Si shembull;të krahasojmë rininë revolucionare të Shqipërisë në tokat e pushtuara nënë Jugosllavi,se me çfarë ideshë atdhetare ishte edukuar dhe brumosë para më shumë se 50 viteve,sepse një çerek shteti sado i vogël që ishte ,eshtë kujdesë dhe perkujdesë me të gjithë kapacitetin e tijë dhe i tërë këshilli i ministrave me ;propagandën,librin,filmin,dramën ,muzikën ,e me çdo gjë tjetër të jetë në shërbim të kombit e Atdheut që të i ushqej ,edukoj e brumosë me atdhedashuri 7 milion shqiptarë,ndërsa sot shiqoje se ku eshtë katandisur  rinia e Atdheut tonë që eshtë promotori i të gjitha kthesave dhe ngjarjeve historike( me ashash,vjedhje,plaçkitje,prostitucion  e  në banda e grupae kriminale të llojllojshme)dhe të tjerët duke e braktisur Atdheun ditën e natën, ku Shqipëria e asajë kohe pas luftë kishte rreth 1,5 milion banorë,e arriti të shtohet në 3 milion banorë per 45 vite,ndersa sot ka zbritur në rreth 1,5 milion banorë prap. 

    Pastaj  mos të flasim përë pacientin  e sëmurë rëndë që dergjet duke u sorullatë rrugëve të Prishtinës e Tiranës po, nuk pati lek ose ouro, nuk e mer kushë në dorë për ta trajtuar,sot nuk vlenë betimi i Hipokratit por vlenë betimi i hipokritit,kurë para tre dekadave çdo gjë ishte falas si ;shkollimi e mjeksija.

    Duke i patur parasyshë epshet dhe apetitet e armiqëve shekullorë të kombit tonë sidomos të fçinjëve  tanë ajo epokë do mbahej mend që; krahas zhvillimit ekonomik,shkencorë e arsimorë rëndësi të veçant t kushtoj mbrojtjes së Atdheut dhe fortifikimit të pozitave gjeostratigjike të vendit,si dhe ngritjes dhe edukimit ushtarak në shkallën më të lartë për kohën ,ne shtetet e lindjës,me moton çdo shqiptarë eshtë ushtarë i Atdheut, dhe mere  me mend,në atë  vend i cili u dogj e poç nga fashizmi,nazizmi e kolaboratorët fashist,me djersën e popullit arrinë të formohet dhe ngritet flota e aviacionit ushtarak shqiptarë në vitin 1955.

      Ivestimet e larta në mbrojtje të lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë ishin marramendëse kurë llogaritet se;Qeveria Shqiptare investonte dhe prodhonte armatim për çdo kokë banori mbi 18 vjeç ,në të gjitha trevat tona ku ka shiptarë e jo vetëm në çerekun e Shqipërisë nga 28.000 KM-katrore.(këtu duhet patur parasyshë se kurë  ka ivestime maranendëse në ushtri dhe mbrojtje të Atdheut , kuptohet se mirqenja  e popullit mundë të ngecë e qaloj)

    Politika pragmatiste sidomos e Enver Hoxhës,i cili për ta shpëtuar ate copë Shqipëri e i cili herë ndërtonte raporte me Bashkimin Sovjetik e herë me Kinën,e në fund me përendimin ,por që përendimi nuk e pranoj dhe,e refzoj dorën e shtrirë të shtetit Shqiptar,sidomos Franca,këte kohë  ishin raporte mbi parimin e ideologjisë marksiste -leniniste si kamoflazhë sepse në thelb  ,ishte parim mbi baza kombëtare për ta ruajtur pavarësinë e vendit dhe ,per ti ndihmuar trojet shqiptare të okupuara nga serbosllavija që të çlirohen e bashkohen,e në këte kontekst me direktiva të Enver Hoxhës në vitin 1950 formohet Sektori me rëndesi të veçant për çlirimin e tokave shqiptare të pushtuara nga serbosllavia ku,ky sektor udhëhiqej nga shqiptar të Shqipërisë së okupuar nga serbosllavia që e njihnin mirë terenin, por që kishin në  mbështetje e ndihmë tërë aparatin shtetrorë.

   Kështu që emisari anglez gjatë LDB-së në Shqipëri dhe,armiku më i madh i Enver Hoxhës   David Smaill deklaron; nën marksizmin e Enver Hoxhës fshihet nacionalizmi më i tërbuar në Europën lindore.

    E si u arrit kjo ,e si u ngrit kjo ushtri duke shpenzuar miliarda dollarë???

   Me një disiplinë të çeliktë  e të ndërgjegjshme,që domëthënë;Zbatim i rreptë ,i përpikt e i detyrushëm i ligjeve,i vendimeve,i rregullave a i kërkesave të caktuara;pra bindje që jemi edukuar,bindje që kemi formuar për zbatimin e tyre në përpikmëri dhe me ndërgjegje të lartë e të pastër.

 Pra disiplinë në luftë të armatosur dhe  e ndërgjegjshme,disiplinë shtetrore,disiplinë  në ushtri ,në zhvillimin ekonomik të vendit,disciplinë kombëtare  e familjare,disciplinë në rrugë,shkollë e punë që ishte moto e tërë jetës së të madhit Enver.(por edhe ju përsonalisht lum vëllai mos të kishit respektuar disiplinën sportive nuk do kishit arritë aty ku keni arritë në sportin e mundjës)

   Kurë shteti e pushteti sa do shtet i vogël të eshtë e kurë i ka në hallkat e sistemit këto komponente të unitetit dhe disiplinës apo( të diktaturës) që tani llapangjozët dhe legenët e quajnë ,eshtë në gjendje që për parimet themelore të lirisë së njeriut apo të shteteve të okupuara nga fuqitë e mëdha,ta ngritë zërin në 36 gjuhë të botës kunder pakteve agresive më te mëdha botërore siç ishin; (paktit NATO  dhe Waschavës) apo imperializmit amerikan e socialimperializmit sovjetik.Po e përkthejmë në gjuhën tonë, dmth. të biesh në ngatrresë me dy superfuçitë më të mëdha në botë perë padrejtësitë që i behen thuaja tërë globit.

    Të ia palosh në fytyrë Natos,Bashkimit Sovjetik,UDB-ës jugosllave,të gjitha të zezat e njerzimit që i kan grumbulluar kundër njerzimit me të vegjël .Pra duhet kuptuar që  edhe këta organizma nuk rrinë duarkryqë por veprojnë me të madhe e,më shumë natën se sa ditën për të shkatrruar dhe shartuar çdo gjë që eshtë shqiptare,bindjën,kulturën,moralin,karakterin,e së fundi disiplinën që e ke ndërtuar me mund djersë e sakrificë gjatë 45 viteve.  Të shkelish ligjin e kushtëtutën e vendit ,ai që tenton ,do përballej me pasoja të rrepta e të paparashikuara ,ndërsa ,(ja çfarë ndodhë sot; mes krerëve të PDSH-së (Sali Berisha e Lulëzim Basha)apo me Edi Ramën i cili ende pa u terë  mirë gjaku i vëllezërve dhe motrave tona nëpër rrugët e Shqipërisë,;Prekaz,Likoshtan,Qerez ,Meje,Krushe e gjëtiu ,ai dosido përpiqët të formoj ballkanin e hapur me ministrin e Sllobodan Milosheviqit kriminelin Aleksander Vuqiqin.

   Armiqt e kombit tonë parreshtur vepruan per 45 vite me radhë,me diverzant nga toka e ajri,ku mbi 150 grupe terroristësh mësyen Shqipërinë për ta bërë paçavër,por pa e parë akoma diellin me sy u lekuiduan e shpartalluan,e në këto grupe fatkeqsisht ishin mbi 80% shqiptarë të zinjë.Prandaj e izoluan me llojlloj shantazhe dhe pastaj ja qitën timin Shqipërisë së vogël që kujtë në botë nuk i pati hak as hile,por vetem e vetëm qe u ngrit me forcat e veta  dhe u bë zoti i vetës në vendin e vet.Pra duke patur parasyshë të gjithë ato forca te zeza të bashkuara  së toku në një kundër Shqipërisë, kuptohet se  Shqipërisë t’onë të dashur e të shtrenjët ja shtien flakën e ja qitën timin,dhe duke e patur parasyshë se gjatë marshimit 45 vjeçar dhe organizimit të shtetit në të gjitha segmentet e jetës ka,patur,pengesa,ngecje,sabotime ndër më të ndryshmet që i kan kushtuar shtrenjët Shqipërisë në veçanti e shqiptarëve në përgjithësi. 

Prandaj pas vitit 1990 së  pari u sulmua bërthama e shtetit, që ishte segmenti kryesorë  i mbrojtjës, ushtria, ku u formuan gjygje dhe u denuan për vdekje gjeneral ushtarak  me përvojë gjigante të shtatmadhorisë Shqiptare,ku një pjesë e tyre u degdisë jasht vendit,dhe u dasht të vije një ministër i mbrojtjës sikur që ishte Safet Zhulali,që per nje tollovi sa do e vogël të dezerton me helikopter e të ikë në Itali,u dasht të  hapen e shkatrrohen depot e armatimit ,jo për luftën e Kosovës por për t‘i zbatuar planet ogurzeza të agjenturave dhe padronëve të tyre,ndërsa armët e renda altilerike që ishin blerë me djersën e popullit u shitën për skrap në Cerrnagore.

  Dhe ndodhi ajo që  ndodhi me Shqipërinë e mjerë që e shiqoj dhe e vëzhgoj tërë bota. Thjeshtë në Shqipëri u zbraz urrejtja  ndajë mëmëdheut tonë të shtrenjët  që ishte akumuluar për 45 vite me radhë sepse deri sa kishte ligj,rregull,disiplinë dhe unitet në popull çdo përpjekje e çdo agresori dështoj me turp qoftë nga CIA,KGB,e UDB-ja. 

     Une u zgjata sepse kam parasyshë moshën tuaj ,përjetimet tuaja,nga këndi dhe fuçia  juaj që vlerson ,akcepton dhe shiqon drejt dhe pa paragjykime.E ke ndoshta  ne memorie aktin barbar e kriminal të Nezir Sherifit që hodhi nga kati i katërt i supit të Ferizajit atdhetarin Afrim Abazin,vetëm per të i shërbye Serbisë me zellin më të madh,apo në Supin e Pejës në fund te vitit 1986 ku shërbëtorët e sigurimit serb e,që ishin të gjithë shqiptarë i mbytën me torturë në lokalet e Supit,Xhemail Blakaj e Malë Morinën që ishin aktivist të çështjes kombëtare.

      Po due me thënë se sa besnik ndajë armiqëve  ishin dhe janë pjella bastarde e kombit tonë!

   Nuk pretendoj se thash diçka të mençur e të saktë sa që pretendoj se shpreha qëndrimin dhe mendimet e mia të sinqerta aqë sa kam mundur të vjelë në teren situatën ku në shum raste kam qenë edhe vet dëshmitar padyshim!

Falëmnderit për mirkuptim e të fala gjithandej,

Mergim, me 30 shtator 2022 

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Kujtojmë sot 54 shqiptarë të kësaj ane që u ekzekutuan mizorisht mbi fshatin Lubishdë të Hasit

Liria e atdheut, në themelet e saj ka sakrificën e të rënëve dhe kontributin e …